Në strukturën drejtuese të Gardës së Republikës kanë ndodhur disa ndryshime.
Raportohet se është lëvizur nga detyra drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit (DPK), Kryekomisar Arjan Sopiqoti.
Në vend të tij është emëruar Drejtues i Parë, Agim Hila.
Gjithashtu, është larguar Drejtori për Sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore (DSPLSH), ndërsa vendi drejtues deri më tani mbetet vakant.







