Kreu i PD-së Sali Berisha foli me demokratët dhe qytetarët në foltoren e radhës përpara kryeministrisë.
Berisha theksoi edhe një herë se opozita me protestën e 20 shkurtit arriti t’i tregojë mbarë botës revoltën e saj ndaj organizatës kriminale të Ramës.
Më tej, kryedemokrati shtoi se nuk ishte rastësi shkuarja e Ramës në Bruksel me urgjencë ku iu kërkua shkarkimi i zv.kryeministres Belinda Balluku dhe heqja e imunitetit.
Berisha tregoi edhe një histori me Ramën gjatë kohës së tij si kryeministër, duke e quajtur si “burri më i neveritshëm në tavolinë”.
Berisha: Së pari ja dolëm me revoltën tonë, mbrojtëm nderin e Shqipërisë, shqiptarit. Dinjitetin e shqiptarëve, dinjitetin e Shqipërisë. I thamë mbarë botës, vërtet kemi një kryeministër super hajdut që ka përdorur të gjithë pushtetin të mbrojë zëvendësin e tij hajdute. Shqiptarët janë ata që mbushin rrugët dhe sheshet, ata që do i rrëzojnë.
Nuk është aspak, kureshtje, rastësi fakti që kryengritja jonë transmetohet në mënyrë të rrufeshme në mbarë botën. Jepet me dashamirësi, komentet më pozitive, duke damkosur Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.
Si hajdut, që nuk dorëzohen por mbrojnë vjedhjen që kanë bërë. Nuk është e rastit që Rama thirret me urgjencë në Bruksel, i thuhet shkarko Belinda Ballukun për përgjegjësinë që ka. Ti heqësh imunitetin. Desh ta zgjaste, se ky është burri më i neveritshëm në tavolinë. Nuk e imagjinoni aktet e turpshme. E ka me borxh.
Isha kryeministër, më vjen mua, për zgjedhjet lokale, më vjen i Ngarkuari me punë i BE në zyrë. Po diskutoja për çështjen. I bie telefoni, zoti Rama më thotë mund të flas. Shko në zyrën tjetër. Zoti Berisha është shtrirë përtokë thotë foli një fjalë. Asnjë fjalë nuk i them, të vdesë. E di ç’bën? I jep darkën të tjerëve dhe shkon i bie në gjunjë. Përpiqet me çdo kusht por asgjë. As me puthje çizmesh e këmbësh nuk shpëton.







