Ballina Politika Berisha: Të shtunën në orën 18:00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e...

Berisha: Të shtunën në orën 18:00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës

83
0

Nga Foltorja e radhës këtë të hënë para Kryeministrisë, Berisha denoncoi PS se në mbledhjen e Këshillit të Mandateve refuzuan të votonin pro kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Berisha tha se ky qëndrim i mazhorancës bie në kundërshtim me Kushtetutën.

Ai lajmëroi se ditën e shtunë, 28 shkurt, qytetarët do të protestojnë për arrestimin e Ramës dhe Ballukut, pasi vetëm qytetarët do ta rrëzojnë qeverinë.

Sali Berisha: Sot prokurorët pas 3 muajsh në kundërshtim me ligjin u lejuan të paraqesin kërkesën e tyre. dhe sot hajdutët përsëri kundër qëndrimit të deputetëve të opozitës, tha abstenoj. Po mirë I thanë 5 me 4 dhe komisioni kërkon heqjen e imunitetit. Pas pak minutash, Taulant Balla thotë jo, ne nuk jemi dakord me propozimin tuaj, ajo ishte propozimi I prokurorëve, dolën nga komisioni pa votuar. Do pyesim grupin thanë. Por kushtetuta thotë se vendimin e merr komisioni. Pra kush do ja heqë imunitetin asaj, qytetarët të shtunën, do ja heqin asaj, dhe Ramës