Një i burgosur 47-vjeçar është arratisur nga reparti i kujdesit intensiv i Spitali Hipokratik i Selanikut, ku po trajtohej pas një ataku në zemër. Sipas raportimit të ERT, 47-vjeçari, i cili vuante dënimin në një burg, pësoi një atak kardiak dhe u transportua me urgjencë në spitalin Ippokrateio për trajtim në kujdes intensiv. Megjithatë, në rrethana ende të paqarta, ai arriti t’i shpëtonte vëmendjes së efektivëve të policisë që e shoqëronin dhe të arratisej.
Sipas informacioneve, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, ai hapi dritaren e dhomës së kujdesit intensiv, doli në ballkonin ngjitur dhe prej andej arriti të largohej nga ambientet e spitalit.
Një oficer policie e vuri re teksa po vraponte dhe e ndoqi deri në kafenenë e spitalit, por 47-vjeçari arriti të zhdukej, ndërsa ende mbante në duar tubat intravenoz të serumit.
Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme dhe prej asaj kohe autoritetet kanë nisur kërkimet për kapjen e tij.







