Ballina Lifestyle Çfarë ndodhi? Noizy thirret në GJKKO, dyshohet se…

Çfarë ndodhi? Noizy thirret në GJKKO, dyshohet se…

81
0

Rigles Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy është thirrur nga GJKKO për t’u bërë pjesë procesit ndaj Laert Haxhiut, si viktimë e veprës penale.

Përveç Noizyt, pjesë e procesit mund të bëhet edhe babai i tij Bashkimi dhe e motra.

Sipas procedurës, në kushtet kur dosja ndaj Laert Haxhiut ka kaluar për gjykim, pjesë e këtij procesi mund të bëhen edhe viktimat e vepres penale të cilët mund të përfaqësohen me avokat ose zgjedhin të mos marrin pjesë asnjë herë.

Gjykata është e detyruar të lajmerojë viktimat e veprës penale me qëllim njohjen me procesin, por edhe mundësine për të folur në gjyq.

Sipas verifikimeve, rezulton se Noizy ka qënë shënjester e sulmit me tritol në ambientet e lokalit dhe dyqanit të tij në Durrës, në qershor të vitit 2022.

SPAK dhe i penduari i drejtësisë, Artan Tafani zbuluan së tritoli ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiut si për përgjigje për dhunimin e shokut të tij, Kleviol Ahemeti nga shokët e Noizyt.