Ballina Politika Berisha: Rama u bë kryeministër me Sarajet e Surrelit, ‘200 mln euro...

Berisha: Rama u bë kryeministër me Sarajet e Surrelit, ‘200 mln euro të depozituara në off shore jep menjëherë dorëheqjen, përmendesh në mega afera

77
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar sërish dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për përfshirje në afera të mëdha korruptive dhe për pengim të funksionimit të drejtësisë.

Ai iu referua gjithashtu një raporti të vitit 2014 OSBE, duke pretenduar se në të përmendet emri i Ramës lidhur me akuza për fonde të depozituara në “offshore” në vlerë prej 200 milionë eurosh. Sipas Berishës, ndaj kësaj akuze nuk është ndërmarrë asnjë padi nga kryeministri.

“Përsëri jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. I cili rezulton jo vetëm i implikuar në mega aferat më të mëdha korruoptive të Shqipërisë dhe Evropës, por është edhe pengesa e funksionimit të drejtësisë.

Emri i Edi Ramës, lidhet me akuzën direket të raportit të OSBE në 2014 në të cilin njoftoi se Edi Rama mori detyrën e kryeministrit duke patur të depozituara në of shore 200 mln euro. Ndaj kësaj akuze konkrete, Rama nuk ngriti asnjë lloj padie, për të mos thënë që e kapërdiu me heshtje të plotë“, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri ngriti akuza edhe për pasuritë e Ramës, përfshirë banesën e tij në Surrel dhe një pallat në Tiranë, për të cilat ai pretendon se janë ndërtuar me fonde të pajustifikuara dhe në kundërshtim me ligjin.

Ai përmendi gjithashtu kompanin e ndërtimit të vëllezërve Sako, duke i cilësuar si përfitues të tenderave publikë.

“Rama u bë kryeministër me Sarajet e Surrelit, saraje me gjatësi themelesh, 57 metra, 2 herë më të gjata se vila e diktatorit Hoxha të ndërtuara me materiale super të kushtueshme. Me një oborr park 8300 metra katror me ullinj shekullor të shkulur në ullishtet e vendit dhe të implantuar në kopshtin e narko Surrelit.

Erdhi në pushtet me pallatin në pajë të ndërtuar nga kompania e vëllaut të komandantit të gardës, Gramoz Sako. Pallat, i ndërtuar në sheshin e pallateve me leje të kundërligjshme. Por mbi të gjitha nga 5 kate mbi tokë dhe dy nën tokë, për pallatin në pajë nuk ekziston nga familja Rama, nga bashkëshortja apo familjarët e tyre asnjë faturë bankare, financiare, tatimore, doganore, tatimore apo çfarëdolloj. Që të gjitha përfshirë regjistrimin e pronës në emër të kompanisë.

Zonja Rama deklaroi se pallati është ndërtuar me para gjaku, duke implikuar vëllaun e vet, njeri korrekt në vlerësimin tim në emigracion. Por midis burrit të korrupsionit dhe vëllaut, ia ngjeshi vëllaut.

Pallati është vepër e korrupsionit të saj Edi Rama, i cili e ka shpërblyer me dhjetëra tendera që ka ndërtuar pallatin në pajë dhe kompaninë që ka ndërtuar sarajet e Surrelit. Rama vazhdoi i tërbuar duke plaçkitur fondet dhe pasuritë publike të shqiptarëve”, tha Berisha.