Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një i mitur vetëm 7-vjeçar është përplasur nga një automjet. Fëmija nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.
Policia njofton se drejtuesi i mjetit është arratisur nga vendngjarja dhe ende nuk është kryer identifikimi i tij.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.







