Erozioni nuk po dëmton vetëm rrugët në vendin tonë.
Në zonën e Porto Romanos, në Durrës, po rrezikohen edhe banesat.
Pamjet tregojnë qartë avancimin e erozionit në këtë zonë, ku një pjesë e konsiderueshme e terrenit është shembur, duke lënë pas çarje të thella dhe një terren të paqendrueshëm.
Banesat ndodhen vetëm pak metra larg zonës së dëmtuar.
Ndërsa erozioni vijon të avancojë, familjet në rrezik jetojnë çdo ditë me pasigurinë se toka poshtë banesave të tyre mund të rrëshqasë në çdo moment, në pritje të një reagimi nga institucionet përgjegjëse.







