Ballina Kronika DURRES/Foshnja humb jetën në maternitet, akuza mjekut për neglizhencë

DURRES/Foshnja humb jetën në maternitet, akuza mjekut për neglizhencë

295
0

Ka lindur fëmijen nje jave me pare ne maternitetin e Durresit, i cili ka humbur jetën më pas, gje e cila ka bere qe shtetasja A.B, sipas policise te kallzoje penalisht mjekun 43 vjecare me inicialet I.Sh per pakujdesi të ketij te fundit. Nisur nga ky fakt policia ka berë të ditur se ka nisur nje procedim i tillë për mjekun për të zbardhur ngjarjen dhe rrethanat qe cuan ne vdekjen e foshnjes se sapolindur.

Informacioni policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Sh., 43 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja A. B., se më datë 19.02.2026, ka lindur foshnjën e saj në maternitetin e këtij spitali dhe pretendon se për shkak të neglizhencës së mjekut, foshnja ka humbur jetën pas disa orësh.