Ballina Kronika DURRES/ Policia ndalon dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra penale,...

DURRES/ Policia ndalon dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra penale, procedon edhe një 50 vjeçar

125
0

Policia e Durresit ka bërë të mundur kapjen e dy personave që ishin shpallur në kërkim. në prangat e policise ka renë nje 17 vjecare qe dyshohet se ka goditur me mjete prerese një shtetas tjeter për motive të dobeta. Po ashtu ne pranga ka rene edhe nje 44 vjecarë administrator i një kompanie, pasi më datë 21.02.2026, është dëmtuar në këmbë, gjatë punës, shtetasi egjiptian M. N., punonjës i kompanisë.

Informacioni Policisë

Specialistë kapën 2 shtetas në kërkim:
-J. Ll., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 21.02.2026, pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, shtetasin D. D.;
-E. D., 44 vjeç, banues në Durrës, administrator i një kompanie, pasi më datë 21.02.2026, është dëmtuar në këmbë, gjatë punës, shtetasi egjiptian M. N., punonjës i kompanisë.
Pas konsultimit me prokurorët, u vendos që këta dy shtetas të hetohen në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Z., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (gur), shtetasin J. Z., për motive të dobëta.