Ballina Sport Rekordi i turpshëm i Chelesea me kartonat e kuq

Rekordi i turpshëm i Chelesea me kartonat e kuq

69
0

Chelsea është në prag të një kapitulli të padëshiruar në historinë e Premier Ligës, me 11 ndeshje të mbetura ende për t’u luajtur deri në fund të kampionatit.

Tashmë, blutë e Londrës janë vetëm një karton të kuq larg barazimit të rekordit për më shumë përjashtime në një sezon të vetëm në dekadën e fundit.

Ky rekord mbahet aktualisht nga skuadra e Bërnlit, të cilët kanë marrë shtatë kartonë të kuq në sezonin 2023/24.

Chelsea tani ka gjashtë, dhe me më shumë se një të katërtën e sezonit të mbetur, kambanat e alarmit po bien me forcë në “Stamford Bridge”.

Nëse disiplina nuk përmirësohet shpejt, ata jo vetëm që do ta arrijnë, por edhe do ta kalojnë atë prag të turpshëm.

Dy kartonë të tjerë të kuq do ta bëjnë ekipin e Liam Rossinier ekipin më të padisiplinuar në Premier League gjatë 10 viteve të fundit.