Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njofton se në Drejtoritë Vendore të Tiranës, Kamzës dhe Vorës rezultojnë 3449 Vendime Legalizimi të patërhequra ndër vite.
ASHK fton qytetarët përfitues të verifikojnë nëse emri i tyre figuron në listat e publikuara në rubrikën “Publikime”, në faqen zyrtare të institucionit.
Listat me vendime të patërhequra
Qytetarët që gjejnë emrin në listë duhet të paraqiten pranë Drejtorive Vendore të ASHK-së në rrugën “Jordan Misja”, të pajisur me kartë identiteti, për të tërhequr vendimin përkatës.
Listat janë publikuar sipas drejtorive vendore: Tiranë Jug, Tiranë Veri, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë–Vorë.
Pas tërheqjes së Vendimit të Legalizimit, përfituesit mund të aplikojnë përmes portalit e-Albania për regjistrimin e pasurisë, si dhe për t’u pajisur me certifikatën e pronësisë, hartën kadastrale dhe kartelën e pasurisë.







