Ballina Lifestyle Jennifer Aniston dhe Jim Curtis drejt një hapi të ri

Jennifer Aniston dhe Jim Curtis drejt një hapi të ri

84
0

Jennifer Aniston dhe partneri i saj Jim Curtis janë parë së fundmi duke vizituar një ndërtesë luksoze apartamentesh në New York City, duke nxitur spekulime për një bashkëjetesë të mundshme.

Çifti u fotografua teksa shikonin mobilje dhe ambiente të brendshme, duke u dukur të qetë dhe të buzëqeshur gjatë vizitës së tyre, shkruan Daily mail.

Vizita erdhi pak kohë pasi Curtis nxori në shitje apartamentin e tij në Manhattan, gjë që shtoi zërat për një ndryshim në jetën e tij personale.

Burime pranë çiftit thonë se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze dhe se ata po kalojnë më shumë kohë së bashku.

Aniston, e cila jeton kryesisht në Los Angeles, duket e hapur ndaj idesë për të kaluar më shumë kohë në bregun lindor.

Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar për një blerje të përbashkët, paraqitja e tyre në ndërtesë ka mjaftuar për të ndezur aludimet.

Për momentin, dyshja po shijon romancën, ndërsa fansat presin të shohin nëse ky do të jetë hapi i radhës në lidhjen e tyre.