Ballina Europë Incident në portin e Suedisë, droni rus bllokon aeroplanmbajtësen franceze Charles de...

Incident në portin e Suedisë, droni rus bllokon aeroplanmbajtësen franceze Charles de Gaull

80
0

Një incident tensioni ka ndodhur këtë të enjte midis Rusisë dhe Francës, sipas autoriteteve suedeze, pak orë më parë në portin e Malmö-s, në Suedinë jugore.

Sipas asaj që raportojnë mediat suedeze, duke cituar tre burime ushtarake, një dron rus e bllokoi për disa minuta aeroplanmbajtësen franceze Charles de Gaulle, e cila ndodhet në portin e Malmö-s si pjesë e një stërvitjeje të NATO-s.

Të njëjtat burime raportojnë se droni rus u nis nga një anije ruse në zonë dhe u drejtua drejt aeroplanmbajtëses franceze me energji bërthamore. Ai u zbulua menjëherë nga radarët suedezë dhe, sipas të njëjtit informacion, filloi procesi i kapjes së tij.

Nuk dihet nëse droni u rrëzua në zonën detare pranë Malmö-s apo u kthye te anija ruse.

Charles de Gaulle është e vetmja anije me energji bërthamore jashtë SHBA-së dhe u ankorua në Suedi për herë të parë.