Ballina Politika Profili/ Kush është Ministri i ri i Infrastruktuës. Nga besnikëria ndaj Ballukut...

Profili/ Kush është Ministri i ri i Infrastruktuës. Nga besnikëria ndaj Ballukut tek kontrolli i SPAK në zyrë

148
0

Enea Karakaçi, një emër deri dje pak i njohur për publikun e gjerë, është administrator i OSHEE dhe konsiderohet si një nga figurat e afërta me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Emërimi i tij në krye të operatorit të shpërndarjes së energjisë u pa në qarqe politike si një zgjedhje e besimit të plotë politik, më shumë sesa një figurë me profil publik të konsoliduar.

Karakaçi nuk ka pasur profil të gjerë mediatik përpara marrjes së detyrës në OSHEE. Ai është perceptuar si pjesë e rrethit teknik dhe administrativ që ka punuar në sektorin energjetik nën drejtimin e Ballukut, duke u rritur në hierarki në një moment kur energjia është kthyer në një sektor strategjik – si për shkak të krizës energjetike, ashtu edhe për shkak të volumit të madh të tenderëve dhe investimeve publike.

Emërimi i tij në krye të OSHEE-së erdhi në një fazë delikate për kompaninë, e cila menaxhon miliarda lekë në kontrata, investime dhe prokurime.

Figura e tij doli në qendër të vëmendjes publike pas kontrolleve të ushtruara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në zyrën dhe banesën e tij.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar telefoni celular, kompjuteri dhe dokumente të ndryshme. Hetimi lidhet me një procedim penal për veprat e dyshuara:
• “Shkelje e barazisë në tendera”
• “Shpërdorim detyre”
• “Korrupsion”

Kontrollet ndaj Karakaçit u kryen të njëjtën ditë kur pati ndërhyrje edhe ndaj ish-deputetit të PS, Bardhyl Kollçaku, çka sugjeron se bëhet fjalë për një dosje më të gjerë hetimore.