Ballina Politika Një emërim i rrallë me profil diplomatik: Ferit Hoxha në krye të...

Një emërim i rrallë me profil diplomatik: Ferit Hoxha në krye të diplomacisë

105
0

Në një lëvizje që konsiderohet si një nga emërimet më të argumentuara profesionalisht në qeveritë e Edi Rama, diplomati karriere Ferit Hoxha merr drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ferit Hoxha ka shërbyer si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident në Bruksel, njëkohësisht Ambasador në Mbretërinë e Belgjikës, si dhe jo-rezident në Dukatin e Madh të Luksemburgut.

Me dekret të Presidentit Bajram Begaj, Hoxha pritet të lirohet nga detyra e Ambasadorit në Belgjikë dhe Luksemburg, duke i hapur rrugë marrjes së detyrës së re në krye të diplomacisë shqiptare.

Me një eksperiencë të gjatë në shërbimin e jashtëm dhe në dosjet e integrimit evropian, Hoxha vjen në këtë post në një moment kyç për procesin e negociatave me BE-në dhe për menaxhimin e marrëdhënieve strategjike të Shqipërisë.

Emërimi i tij shihet si një zgjedhje që privilegjon karrierën diplomatike dhe përvojën institucionale, në një dikaster ku profesionalizmi konsiderohet vendimtar për përfaqësimin e interesave të vendit në arenën ndërkombëtare.