Ballina Politika ‘Kësaj që ia shitoi jo vetëm buzëqeshjen, por edhe adhurimin Lubia’, Berisha...

‘Kësaj që ia shitoi jo vetëm buzëqeshjen, por edhe adhurimin Lubia’, Berisha ironizon Spiropalin

96
0

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas ‘riformatimit’ të kabinetit të qeverisë së Edi Ramën, në veçanti postimit të Elisa Spiropalit, si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një foto të dyshes Rama-Spiropali, ndërsa ka ironizuar qëndrimin e ‘ngrirë’ të Spiropalit pas vështrimit që shefi i saj i ka hedhur, si për t’i treguar përmes tij, se Belinda Balluku e ‘kalli për së gjalli’.

Lideri demokrat ka zgjedhur një fjalë mitologjike, për të përshkruar gjendjen e Spiropalit, tashmë e shkarkuar nga detyra si ministre dhe pa asnjë portofol në qeveri, pas fortunës që shkaktoi kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut nga Kuvendi.

Statusi

Kësaj që ia ‘shitoi’ jo vetëm buzëqeshjen por edhe adhurimin Lubia.

P.S. Fjala ‘shitoj’ përdoret në mitologji kur të prek ose të ngul sytë Zana; nga kjo mund të ngrish, të bëhesh dru ose gur.