Ballina Kronika DURRES/ Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, vihet në pranga 20-vjeçari

DURRES/ Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, vihet në pranga 20-vjeçari

109
0

Një muaj më parë, Policia Rrugore e Durrësit vuri në pranga edhe një 28-vjeçar për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan një automjet në rrugën “Petrit Llaftiu”, pasi kryente manovra të rrezikshme dhe drejtuesi përdorte dhe celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Gjatë veprimeve policore, drejtuesi i automjetit shfaqi sjellje të dyshimta dhe, pas kryerjes së testit me aparatin drogëtestues, rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi F. B., 20 vjeç.

Një muaj më parë u vu në pranga edhe një 28-vjeçar për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo nën efektin e lëndëve narkotike.