Një 27-vjeçar është vënë në prangat e Policisë franceze, pasi iu gjetën 20 kg heroinë.
I riu shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet u pikas gjatë një operacioni antidrogë nga autoritetet franceze, përgjatë autostradën A31 pranë daljes Kanfen, të dielën e 23 shkurtit.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte, mediat franceze shkruajnë se 27-vjeçari shqiptar po transportonte 20 kilogramë heroinë.
Shqiptari i shoqërua në paraburgim në xhandarmërinë e Thionville dhe më pas u arrestua. Ai është planifikuar të paraqitet para gjykatës penale të Thionville më 30 mars.







