Ballina Politika Protesta e opozitës ndryshon skenar, marshim para institucioneve, shmanget Kuvendi për shkak...

Protesta e opozitës ndryshon skenar, marshim para institucioneve, shmanget Kuvendi për shkak të Ramazanit

113
0

Protesta e ditës së sotme është konceptuar të jetë ndryshe nga 3 protestat e mëparshme kombëtare. Sipas burimeve pranë PD-së, nuk do të ketë një tribunë ku të flasin, por do të jetë marshim para institucioneve të ndryshme. Këtë mbrëmje do të shmanget Kuvendi për shkak se ngjitur është Xhamia e Namazgjasë dhe duke qenë muaji i Ramazanit është e mbushur me besimtarë. Protestën e 20 shkurtit policia hodhi gaz lotsjellës në oborrin e xhamisë dhe pati reagim nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.