Ballina Politika Marshimi i opozitës, Koçiu ironizon Berishën: Don Kishot që grindet me koshat...

Marshimi i opozitës, Koçiu ironizon Berishën: Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave !

90
0

Marshimin e opozitës ministrja e Brendshme në detyrë, Albana Koçiu e quan provokim. Në një reagim zyrtar, Koçiu thotë se të shkosh me molotov në Drejtorinë e Policisë është një dëshirë e ethshme për përshkallëzim.

“Të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës.

Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po ata vetë që shqiptarët i kanë lënë jashtë rrugës së politikës me votë.

Duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish.

Ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, as ku po shkon dhe as pse po bërtet”, thuhet ne reagimin e ministres së Brendshme në detyrë.