Ballina Kronika DURRES/ Policia arrestime dhe procedime për vepra penale, nga drejtim automjeti gjendje...

DURRES/ Policia arrestime dhe procedime për vepra penale, nga drejtim automjeti gjendje dehur dhe pa leje drejtimi te ndërtimet pa leje

119
0

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në lagjen Nr. 3, Durrës, duke qarkulluar me automjet, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Elbasanit për veprën penale “Vjedhja”. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit;
-S. N., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi dje në orën 19:30, në aksin rrugor Shkozet-Plepa, përplasi shtetasin D. T., 81 vjeç, ku për pasojë ndërroi jetë.
-E. K., 41 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas është konstatuar në rrugën “Pavarësia”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-B. M., 57 vjeç, banues në Vorë, pasi u konstatua në rrugën “Pavarësia”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-K. Gj., 24 vjeç, banues në Manëz, pasi në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, ka aksidentuar një motomjet me drejtues shtetasin P. Q., 59 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Traumës.

Po këto specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit;
-A. S., 18 vjeç, banues në Durrës, i cili është konstatuar në aksin rrugor “Sukth-Manëz”, duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi.
-G. D., 19 vjeç, banues në Pjezë. Ky shtetas është konstatuar në rrugën “ E Doganës”, duke drejtuar automjetin i papajisur me leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit;
-R. S., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi kallëzon shtetasja S. M., se i ka dhënë një ambient me qira dhe ky shtetas ka disa muaj që nuk shlyen detyrimet.
-M. S., banues në Durrës, pasi është konstatuar duke kryer punime pa leje, në banesën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 48 vjeç, banues në Durrës, i cili pas një konflikti të ndodhur, ka goditur me grushta shtetasin K. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë shpallën në kërkim shtetasin E. Y., banues në Tiranë, pasi është konstatuar se ka ndërtuar një shtëpi prej druri pa leje, në fshatin Domën, Kavajë.

Gjithashtu po këto specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit;
-K. A., 22 vjeç dhe A. A., 55 vjeç, banues në Golem. Këto shtetas kanë goditur me grushta shtetasin egjiptian A. E .
-D. N., 64 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
-S. T., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi ky shtetas dyshohet se, ka rrethuar disa m2 tokë në Golem, të cilën ndodhet në pronësi të shtetasit F. G.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.