Ballina Politika Votimi për krijimin e ‘Vlora Invest’ dhe parking me pagesë/ PD Vlorë,...

Votimi për krijimin e ‘Vlora Invest’ dhe parking me pagesë/ PD Vlorë, Meminaj: Tjetërsohen pronat e qytetarëve!

108
0

Partia Demokratike, Dega Vlorë ka reaguar ashpër pas miratimit të 22 projektvendimeve nga Këshilli Bashkiak me forcën e kartonëve në Këshill nga mazhoranca.

Në një deklaratë për mediat, anëtari i PD Vlorë, Romario Meminaj, e cilësoi mbledhjen e Këshillit Bashkiak të paligjshëm dhe në shkelje të ligjit, sikurse mungesë e plotë ndaj vlonjateve.

Siapas tij, projektvendimi për vendosjen e pagesës së parkimeve në 20 rrugët kryesore të qytetit dhe në 3 sheshe,  përbën një barrë të rëndë fiskale për qytetarët dhe bizneset, duke rënduar ekonominë lokale.

Gjithashtu kritik ishte për krijimin e kompanisë ‘Vlora Invest’, që sipas PD Vlorë, mbart dyshime për keqpërdorim dhe do të shërbejë si mekanizëm për tjetërsimin e pronave publike dhe private në qytet.

Deklaratë e Romario Meminaj, avokat dhe anëtar i Partisë Demokratike, dega Vlorë

Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak të Bashkia Vlorë u karakterizua nga paligjshmëri, shkelje të ligjit dhe mungesë respekti ndaj qytetarëve vlonjatë. Sipas Meminajt, që në fillim administrata socialiste paraqiti për rend dite 22 projektvendime, ndonëse rregullorja parashikon vetëm 10, duke e bërë mbledhjen jo legjitime.

Nga këto projektvendime, dy prej tyre u votuan me prioritet nga këshilltarët socialistë. I pari ishte projektvendimi për vendosjen e pagesës së parkimeve në 20 rrugët kryesore të qytetit dhe në 3 sheshe. Sipas Meminajt, kjo masë përbën një barrë të rëndë fiskale për qytetarët dhe bizneset, duke rënduar ekonominë lokale dhe pa ofruar zgjidhje për problemet urbane e infrastrukturore.

Projektvendimi i dytë, i cilësuar si më i rëndi për Vlorën, ishte krijimi i një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar me 100% pronësi nga Bashkia, me emrin Vlora Invest.

Sipas Meminajt, kjo strukturë mbart dyshime për keqpërdorim dhe do të shërbejë si mekanizëm për tjetërsimin e pronave publike dhe private në qytet.

Ai theksoi se këshilltarët e Partisë Demokratike votuan kundër të dyja projektvendimeve, duke argumentuar se krijimi i kësaj shoqërie bie në kundërshtim me Ligjin 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, pasi e drejta e pronësisë ushtrohet nga Këshilli Bashkiak dhe nuk mund të delegohet.

Meminaj deklaroi se pas kësaj nisme qëndrojnë interesa për pronat e qytetarëve, duke përmendur zonën e Kaninës dhe sipërfaqe të tjera në Vlorë. Ai akuzoi gjithashtu se kjo skemë mund të krijojë një “treg të zi” për pronat publike, duke i hapur rrugë tjetërsimit të tyre te investitorë strategjikë.

Në përfundim, dega e Partisë Demokratike në Vlorë e cilësoi këtë një aferë korruptive dhe kriminale, duke akuzuar qeverinë dhe pushtetin vendor, të drejtuar nga Edi Rama, se synojnë grabitjen e pronave të qytetarëve vlonjatë dhe duke paralajmëruar ndjekje ligjore për këtë çështje.