Ballina Rajoni Dëmtohet ambasada e Serbisë në Teheran , Vuçiç njofton se ku do...

Dëmtohet ambasada e Serbisë në Teheran , Vuçiç njofton se ku do zhvendoset stafi

93
0

Serbia njofton se ambasada e saj në Teheran u dëmtua gjatë sulmeve ushtarake të dielën, megjithatë nuk ka raportime për viktima, sipas mediave shtetërore.

Pamjet e transmetuara treguan dritare dhe xhama të thyera, ndërsa raportohet se objektivi kryesor ishte një bazë ushtarake në zonë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se stafi i ambasadës po tërhiqej dhe po zhvendosej në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit, për siguri të plotë.

Ky incident vjen në një kohë tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ndërsa vendet rajonale po përballen me sulme dhe kundër-sulme ajrore.