Ballina Kronika DURRES/ Arrestohet 45 vjeçari i dënuar me dy vite burg, në pranga...

DURRES/ Arrestohet 45 vjeçari i dënuar me dy vite burg, në pranga edhe kosovari që drejtonte makinën i dehur

114
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim E. L., 45 vjeç, banues në Burrel, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 13.01.2026, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.