Ballina Kronika Trafiku i klandestineve/ SPAK kerkon rreth 250 vite burg ne total per...

Trafiku i klandestineve/ SPAK kerkon rreth 250 vite burg ne total per 2 grupe te strukturuara kriminale

111
0

Behet fjale per 33 te pandehur ku spak per shumicen prej tyre kerkoi denime qe varionin nga 10 deri ne 12 vite burg per akuzat:

Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi” kriminal, parashikuar nga nenet 298/2 e 28/4; 189/1 e 28/4; 186/1 e 28/4; 333/a/1/2; 334/1 të Kodit Penal, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”; “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumentave, prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të dokumentave”, parashikuar nga neni 190/1 dhe 192 të Kodit Penal;

Gjithsesi 33 te pandehurit nese shpallen fajtor do te perfitojne nga gjykimi i shkurtuar duke iu ulur 1/3 e denimit.

Nje prej avokateve qe arriti qe te lexonte konkluzionet perfundimtare ne kete seance pasi prokurorja Elida Kaçkini dha pretencen, tha se SPAK ka arrestuar disa hallexhinj dhe po kerkon ti burgose me 10 vite.

Dy grupet e strukturuar kriminale, ekzistenca e të cilëve është tashmë e provuar nga hetimi, përgjatë viteve 2022 dhe 2024, kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kyesisht të shtetasve shqiptarë, drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.