Ballina Ekonomia Emërohen kryetari dhe anëtarët e rinj të Bordit të Mbikëqyrjes Publike

Emërohen kryetari dhe anëtarët e rinj të Bordit të Mbikëqyrjes Publike

161
0
Ministri i Financave ka përmbyllur procedurën për emërimin e anëtarëve të rinj të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP), në zbatim të ligjit nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar, si dhe të vendimit nr. 786, datë 9.11.2016, të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, që përcakton procedurat e përzgjedhjes, rastet e shkarkimit dhe rregullat e organizimit e funksionimit të këtij institucioni.
Me mandat 4-vjeçar, përbërja e re e Bordit është si vijon: Znj. Elira Hoxha është zgjedhur Kryetare. Ajo vjen në këtë rol pas eksperiencës si Drejtore Ekzekutive e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit. Në postin e anëtarëve janë zgjedhur, Dorida Marku, Sanije Tafa, ish-deputetja Enslemvera Zake dhe Lirim Sulaj, ky i fundit si propozim i Kuvendit.
Emërimi i anëtarëve të rinj shënon një fazë të rëndësishme për funksionimin e mekanizmit të mbikëqyrjes publike të profesionit të auditimit ligjor në Shqipëri, një hallkë kyçe për integritetin e raportimit financiar dhe besimin në tregjet financiare.