Ballina Bota Si e gjurmoi Mossad Khamenein: përgjonte prej vitesh kamerat e Teheranit dhe...

Si e gjurmoi Mossad Khamenein: përgjonte prej vitesh kamerat e Teheranit dhe ndërtoi “hartën sekrete” të regjimit

206
0

Shërbimi sekret izraelit Mossad raportohet se ka përgjuar prej vitesh kamerat e sigurisë në rrugët e Teheranit, duke krijuar një hartë të detajuar të lëvizjeve të automjeteve në shërbim të drejtuesve më të lartë të regjimit iranian.

Sipas raportimeve, operacioni i sofistikuar i inteligjencës ka lejuar Izraelin të analizojë për një kohë të gjatë lëvizjet, zakonet, vendbanimet dhe strehimet e figurave kyçe të regjimit të ajatollahëve. Kjo hartë e detajuar e “armikut” është konsideruar si një nga elementët vendimtarë për të përcaktuar vendndodhjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, në momentin e sulmit që shënoi nisjen e përshkallëzimit të fundit ushtarak.

Operacioni vjen pas një serie veprimesh të sofistikuara të atribuuara Mossad-it ndër vite. Në vitin 2024, shërbimi izraelit u përfol për një tjetër operacion të pazakontë, ku pajisje komunikimi të hakuara u përdorën për të goditur drejtues të lartë të Hezbollahut në Liban.

Sipas burimeve të cituara, përgjimi i sistemit të kamerave të trafikut në kryeqytetin iranian ka qenë një proces afatgjatë, që ka mundësuar ndërtimin e një panorame të plotë mbi lëvizjet e elitës drejtuese iraniane – informacion që më pas është shfrytëzuar për planifikimin e goditjeve precize.