Ballina Politika Zbardhet urdhri i Peleshit/ Imuniteti i Ballukut nuk futet në rend dite,...

Zbardhet urdhri i Peleshit/ Imuniteti i Ballukut nuk futet në rend dite, Rama synon të djegë afatet

294
0

Imuniteti i Belinda Ballukut nuk përfshihet në rendin e ditës në seancën e ditës së enjte.

Në urdhrin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, nuk rezulton një çështje e tillë.

Socialistët nuk kanë paraqitur në Kuvend akoma raportin e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut.

Kurse opozita ka paraqitur raportin e saj, duke kërkuar heqjen e imunitetit për Ballukun për t’i hapur rrugën arrestimit nga SPAK.

Edi Rama synon ta zvarrisë këtë çështje për të tejkaluar afatin tremujor kur kërkesa e prokurorisë speciale quhet e rrëzuar.

Edhe pak ditë na ndajnë nga djegia e këtij afati.

Në momentin që socialistët prezantojnë raportin në Kuvend, atëherë seanca plenare duhet të mblidhet brenda 48 orësh për të vendosur.

Zvarritja e Edi Ramës është e qëllimshme, pasi kërkon të mbrojë zëvendësen e tij, pasi në afera janë të implikuar së bashku.

Nga ana tjetër, opozita ka paralajmëruar protestë para Kuvendit ditën kur të vendoset të shqyrtohet imuniteti i Ballukut.

ImageImage