Ballina Europë 44 kg kokainë nga Meksika në Zvicër/ Banda shqiptare e sjell drogën...

44 kg kokainë nga Meksika në Zvicër/ Banda shqiptare e sjell drogën me valixhe në aeroport

94
0

Gjykata e Qarkut Bülach nѱ Zvicër trajton të martën një rast të pazakontë të trafikut të drogës. Katër shqiptarë, të moshës 27 deri 36 vjeç, dyshohet se kanë mbështetur logjistikisht transportin e drogës nga Meksika në Cyrih.

Tre nga katër personat fluturuan në korrik 2024 nga Frankfurti në Cyrih dhe shkuan me dy bashkëpunëtorë të tjerë, që udhëtuan nga Amsterdami në Cyrih, tek karuseli i bagazheve nr. 27, ku u bë dorëzimi i bagazheve nga një avion që vinte nga Cancúni në Meksikë. Ata kapën katër valixhe “të braktisura”, në të cilat gjendeshin pothuajse 44 kilogramë kokainë të pastër, dhe kaluan doganën përmes zonës “asgjë për të deklaruar”, ku njëri prej tyre kontrolloi fillimisht nëse ishte qetësi. I pandehuri i katërt veproi si shofer dhe shitës droge.

Çanta e shpinës me 10 kg kokainë mbeti në karusel

Më pas, valixhet u transportuan në një hotel pranë aeroportit, ku droga iu dha shqiptarëve të tjerë të panjohur. Rasti u zbulua kur, pas përfundimit të shpërndarjes së bagazheve, një çantë shpine e zezë me pothuajse dhjetë kilogramë kokainë të pastër mbeti mbi karusel. Çanta kishte rënë nga një valixhe, e cila ishte dëmtuar gjatë shkarkimit nga avioni.

Autoritetet zvicerane dyshojnë se trafikantët në Cancún u kanë paguar ryshfet punonjësve të aeroportit. Ata vunë etiketat e bagazheve të udhëtarëve të vërtetë mbi valixhet e drogës.

Një kilogram kokainë shitej për 32.000 franga

Gjatë procesit gjyqësor, të pandehurit pranuan fajin. Kur gjyqtari pyeti sa shitej një kilogram kokainë në Zvicër, njëri nga trafikantët tha: “32.000 franga”. Të gjithë personat u arrestuan në korrik 2024 dhe që nga atëherë janë në burg.

Për tre nga katër personat, prokurori me procedurë të shkurtuar kërkoi dënime pjesërisht të kushtëzuara prej tre vitesh dhe dënime të plota prej katër dhe pesë vitesh, si dhe dëbime prej dhjetë vjetësh. Gjykata e pranoi plotësisht këtë kërkesë.

Prokurori: Vepruan jashtëzakonisht me profesionalizëm

Për shqiptarin e katѱr, prokurori kërkoi një dënim të plotë me burg prej dhjetë vitesh dhe dëbim po aq të gjatë. Rasti i tij nuk u trajtua në procedurë të shkurtuar, por në një proces të rregullt. 27-vjeçari ishte i përfshirë kryesisht në importin e drogës në Zvicër, prandaj kërkesa ishte shumë më e lartë. “Banda veproi jashtëzakonisht me profesionalizën,” tha prokurori.

Avokati kërkoi maksimumi pesë vjet. Klienti i tij nuk ishte figura kryesore e bandës së drogës, por kishte një rol të vogël. 27-vjeçari pa profesion kishte marrë 10.000 euro për marrjen e një valixhe – me një pagë mujore prej 500 eurosh në vendin e tij. “U përdor qëllimisht nga krerët kriminalë dhe luante një rol të vogël,” tha avokati.

I pandehuri veproi si “rreshter”

Gjykata e Qarkut Bülach e dënoi të pandehurin me një dënim të plotë me burg prej tetë vitesh dhe dëbim prej 12 vjetësh. Si rrethanë lehtësuese, gjykata konsideroi që shqiptarit mund t’i atribuoheshin vetëm 34 kilogramë kokainë të pastër, pjesa e pranimit të fajit dhe roli i tij në hierarki. “Ata nuk ishin ushtarë dhe as shefa; funksioni i tyre ishte si i një rreshteri,” tha gjyqtari.