Ballina Kronika DURRES/ Policia ndalime dhe procedime penale për vjedhje , mashtrim, zjarrvenie dhe...

DURRES/ Policia ndalime dhe procedime penale për vjedhje , mashtrim, zjarrvenie dhe kanosje

115
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan shtetasin M. J., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në një magazinën në lagjen nr.17;
-ndaluan shtetasin A. T., 28 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin D. H., për detyrimet e biznesit të tij që ka këmbyer me automjetin e shtetasit D. H..
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kundërshtuar punonjësit e sigurisë në portin e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan me iniciativë shtetasin Y. A., 47 vjeç, banues në Plazh, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin disa kazanëve me mbeturina, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-N. N., 65 vjeç, banues në Shijak, pasi ka kanosur me fjalë një 41-vjeçar, për motive të dobëta;
-H. K., 25 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 53-vjeçar, për motive të dobëta.

U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi R. N., 69 vjeç, banues në Xhafzotaj, dyshohet se në gjendje të dehur, ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në kanal. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës.

Në lidhje me informacionin e dhënë më datë 03.03.2026, për largimin nga banesa të shtetasit P. N., 75 vjeç, bëjmë me dije se ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policisë Durrës dhe më pas është shoqëruar në banesë, te familjarët e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.