Ballina Aktualitet “Pa drejtësi nuk ka shtet”/Banorët e Rrjollit dhe të Durrësit ‘nuk ndalen’,...

“Pa drejtësi nuk ka shtet”/Banorët e Rrjollit dhe të Durrësit ‘nuk ndalen’, tubimi i tyre i rradhës përpara Parlamentit

83
0

“Partia Mundësia” ka organizuar protestën në kryeqytet për pronën.

Protestës i janë bashkuar edhe banorë të Rrjollit, të cilët janë kundër resortit që po ndërtohet në Rrjoll pasi janë zaptuar tokat.

“Bashkim Ulaj ta premtoj që nuk të lëmë pronën e gjyshërve tonë. Sepse në atë pronë ndoshta ka lënë gjithë familjen e tij zbathur për të trashëguar, por sot vjen një injorant dhe mendon se mund ta marrë.

Unë jam një nga ata pronarë, dhe nuk do të lejoj asnjë të na marrë trashëgiminë, E them sërish Gzim Ulaj nuk e gëzon tokën teme, pa vdekur unë…”, ka thënë një nga banorët e Rrjollit.

Por gjithashtu edhe qytetarë të Durrësit i janë bashkuar protestës, të cilët kundërshtojnë projektin TID.