Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit A. B., 43 vjeç, banues në Gjermani. Ky shtetas, në muajin shtator të vitit 2025, i ka shitur një automjet shtetasit E. A., 37 vjeç, banues në Kavajë. Nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Gjermania, pasi ishte raportuar i vjedhur në vitin 2023. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 14 është konstatuar duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar Cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. J., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi vazhdimisht ndjek dhe kanos me fjalë një 65-vjeçar.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku shpallën në kërkim shtetasit:
D. R., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, ky shtetas nuk është gjetur;
A. P., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ndjekur me automjet një 31-vjeçare.
Punohet për kapjen e 2 shtetasve në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku u shpall në kërkim shtetasi A. M., 20 vjeç, banues në Bathore. Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në një banesë në Shijak, një pajisje elektroshtëpiake.
Punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







