Ballina Lifestyle Caroline Daur tërheq gjithë vëmendjen në sfilatën e Victoria Beckham në Paris...

Caroline Daur tërheq gjithë vëmendjen në sfilatën e Victoria Beckham në Paris me një fustan të kuq të guximshëm

187
0

Influencuesja dhe modelja gjermane Caroline Daur tërhoqi vëmendjen në sfilatën e Victoria Beckham gjatë Paris Fashion Week, ku u shfaq me një fustan të kuq tërheqës nga koleksioni i dizenjatores.

Daur, e cila kohët e fundit është përfolur në media si ish-e dashura e Romeo Beckham, u shfaq shumë elegante dhe plot vetëbesim teksa pozonte për fotografët para fillimit të sfilatës.

Fustani i kuq, me prerje moderne dhe detaje elegante, i theksonte linjat trupore dhe i jepte një pamje glamuroze, duke e bërë një nga paraqitjet më të komentuara të mbrëmjes.

Java e Modës në Paris vazhdon të mbledhë yje të modës, influencues dhe personazhe të njohura nga e gjithë bota, të cilët prezantojnë trendet më të reja të industrisë së modës.