Një ditë para shqyrtimit në Kuvendin e Shqipërisë të kërkesës së SPAK për dhënien e lejes së autorizimit për arrestimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, PD ka shpërndarë një mesazh në grupet e ëhatsapit të anëtarësisë.
Në mesazhin në rrjetet sociale, PD fton demokratët të protestojnë në të njëjtën orë që mbahet seanca.

“Të dashur demokratë, Balluku e mbylli kilometrin e fundit. Tani është radha e Ramës! Nesër ora 10:00, tek Parlamenti”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.







