Portieri i Tottenhamit, Antonin Kinsky, u zëvendësua vetëm pas 17 minutash në ndeshjen e Champions ndaj Atletico Madrid.
Duhej të ishte debutim ëndrrash për Kinskyn në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, por nuk ndodhi kështu, pas 22-vjeçari e nisi keq sfidën, duke bërë dy gabime që sollën dy gola për Atleticon.
Ai u shndërrua në një rekordmen negative, pasi asnjë portier nuk kishte pësuar 3 gola kaq shpejt në fazën eleminatore në Champions.
Trajneri Igor Tudor nuk priti gjatë dhe vendosi menjëherë ta ndërrojë me portierin Vicario. Shokët e tij të ekipit, Conor Gallagher, Dominic Solanke dhe Joao Palhinha, e ndoqën të gjithë poshtë tunelit për treguar mbështetje ndaj tij, ndërsa në fund Atletico fitoi me shifrat 5-2.







