Ballina Politika PS mburojë për imunitetin e Ballukut/ Ambasada e Suedisë: Drejtësia të veprojë...

PS mburojë për imunitetin e Ballukut/ Ambasada e Suedisë: Drejtësia të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa

105
0

Pasi Partia Socialiste refuzoi të heqë imunitetin e Belinda Ballukut, Ambasada e Suedisë në Tiranë shprehet se presin që sistemi i drejtësisë në Shqipëri, të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa.

Në reagim thuhet gjithashtu, se politika është përgjegjëse për garantimin e këtij procesi.

Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, në përputhje me dëshirën e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja penale efektive e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.

Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë të jetë në gjendje të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa. Udhëheqja politike shqiptare mbetet përgjegjëse për garantimin e këtij procesi.