Ballina Lifestyle Zara Larsson ndez rrjetin me fotosesion provokues dhe paraqitje pa komplekse

Zara Larsson ndez rrjetin me fotosesion provokues dhe paraqitje pa komplekse

83
0

Këngëtarja suedeze e popit, Zara Larsson, ka vënë në pah linjat e saj mbresëlënëse teksa pozoi me veshje tepër të guximshme në një fotosesion të ri provokues.

Artistja 28-vjeçare la shumë pak vend për imagjinatë, duke pozuar pa reçipeta nën një fustan transparent, ndërsa më vonë modeloi edhe të brendshme të bardha prej dantelle.

Në setin fotografik për revistën V Magazine, këngëtarja e hiteve pozoi me një telefon retro rozë, me flokët e stiluar në stilin e viteve 1970, duke ekspozuar të brendshmet.

Më pas, ajo u shfaq me qershi në gojë në një pozë joshëse, përpara se të frynte çamçakëz dhe të ngrinte bluzën për të zbuluar pjesërisht gjoksin.

Duke folur për sukseset e fundit dhe nominimin e saj të parë në çmimet Grammy Awards më herët gjatë këtij viti, Zara u shpreh optimiste për rrugëtimin e saj artistik.

“Ajo që është argëtuese tani është se ndihet sikur jemi në ngjitje,” tha ajo për revistën.

“Po dal në kopertinat e revistave që i kam dashur prej kohësh. Marr kërkesa nga artistë të tjerë që më pyesin nëse dua të jem pjesë e një kënge,” shtoi këngëtarja. ✨