Ballina Bota Mbi 90 objektiva ushtarake të goditura në ishullin Kharg

Mbi 90 objektiva ushtarake të goditura në ishullin Kharg

74
0

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (U.S. Central Command) ka dhënë më shumë detaje për sulmet e kryera mbrëmë ndaj ishullit Kharg , një qendër kyçe për shpërndarjen e naftës së Iranit.

Sipas saj, sulmet kanë shënjestruar objektiva ushtarake në ishull, por jo infrastrukturën e naftës.

Komanda Qendrore tha se depot e ruajtjes së minave dhe bunkerët e magazinimit të raketave ishin ndër më shumë se 90 objektet ushtarake që u goditën gjatë operacionit.

Duke theksuar se sulmet u kryen “duke ruajtur infrastrukturën e naftës”.