Ballina Kosovë Detaje nga krimi i rëndë në Gjakovë/ Pronari i lokalit vrau një...

Detaje nga krimi i rëndë në Gjakovë/ Pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër…

92
0

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të mëngjesit. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i vdekur, dhe një tjetër është plagosur.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ndërsa ka konfirmuar rastin ka treguar se një pronar i një lokali te Çarshia e Vjetër në Gjakovë dyshohet se ka shtënë me armë zjarri drejt një klienti, pas një mosmarrëveshje me ç’rast e ka lënë të vdekur.

Ai ka thënë se i dyshuari është emër i njohur për policinë, ndërkohë që i njëjti gjendet në arrati.

Dyshohet që vrasja të ketë ndodhur rreth orës 05:20 në një lokal në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë. Sipas informatave të para dyshohet se pronari i një lokali pas një mosmarrëveshje me një klient ka përdor armën e zjarrit me ç’rast një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje (vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje) ndërsa një person tjetër i plagosur është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë Graishta për Reporteri.

Ai tutje thotë se Policia po e kërkon të dyshuarin, i cili gjendet në arrati.

I dyshuari (në arrati për momentin) është i njohur për policinë dhe njësitë policore janë në kërkim të tij. Në vendngjarje janë të gjitha njësitet relevante, duke kryer procedurat e nevojshme ligjore nën mbikëqyrje të afërt të kryeprokuroeit të shtetit”, tha ai.