Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, ku si pasojë e një konflikti, në Spitalin Rajonal Durrës ishte paraqitur për ndihmë mjekësore, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe dëmtime fizike shtetasi R. K., 26 vjeç, grupi hetimor ka vijuar veprimet nën drejtimin e Prokurorisë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve A. N., 35 vjeç dhe R. K., 26 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi nga veprimet hetimore rezulton se, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. N. ka goditur me mjet prerës në këmbë shtetasin R. K., 26 vjeç. Si pasojë e konfliktit fizik, të dy shtetasit kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, pasi kanë pësuar dëmtime të lehta fizike.
Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-S. Sh., 65 vjeç, banues në Durrës, i cili në lagjen Nr. 18, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-A. T., 57 vjeç, banues në Shijak, pasi në lagjen Nr. 5, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një automjet të parkuar. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
-E. D., 42 vjeç, banues në Durrës, i cili në lagjen Nr. 15, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër automjet me drejtuese shtetasen E. M. Si pasojë e aksidentit pati vetëm dëme materiale.
U referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi dje, ka kallëzuar shtetasi K. Ç., 27 vjeç, banues në Durrës, se vëllai i tij shtetasi G. Ç., 31 vjeç, banues në Durrës, tek parkingu i familjes, ka tentuar të marrë një automjet në pronësi të vjehrrit të tij 68-vjeçar.
-Gjithashtu ditën e djeshme, rreth orës 18:45, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Kavajë shtetasi L. M., 48 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas në gjendje depresioni ka pirë një sasi medikamentesh qetësuese. 48-vjeçari aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







