Nga SPAK ku u paraqit këtë të hënë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj prokurorit të Përgjithshëm, KLGJ dhe ILD, lidhur me situatën e gjyqtares Irena Gjoka.
Sipas tij, institucionet e mësipërme ‘kanë lëpirë çizmet e Irenës me shumë mbiemra’.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Tani, në qoftë se ka një sistem turpi dhe qesharak, është ky sistem i kësaj drejtësie.
Do t’u jap sot vetëm një shembull.
Irena me 5 mbiemra, e cila mbrohet nga Altin Troplini sepse për ta mbrojtur, i ka hapur hetim pa emër, për ta mbrojtur nga çdo lloj mase, lëshoi tek këmbët e saj apo bëri t’i lëpijnë çizmet e veta institucionet që vijojnë:
Prokurorin e Përgjithshëm, qëiu desh dy vite për të nxjerrë një vendim, i cili ishte evident që në javën e parë. Prokurori i Përgjithshëm u zvarrit dy vite duke lëpirë çizmet e Irena Gjokës me shumë mbiemra, sepse nuk kishte të qartë se vula apostile nuk kërkon vërtetime. Ajo është vulë e sanksionuar në marrëveshjet ndërkombëtare si vulë zyrtare.
Pas Prokurorit të Përgjithshëm, kulmin e arrin KLGJ-ja, e cila në akte mashtrimi, në akte kriminale ka hedhur poshtë kërkesat për shqyrtimin e saj dhe njërën radhë, imagjinoni ju këtu, pasi avoketërve të mi iu ktheu përgjigje me shkrim se Irena me 5 mbiemra ka qenë e shkarkuar nga ish-presidenti i Republikës, kryetari i KLD, Sali Berisha në vitin 1996, kur ky dokument u kërkua nga deputetët e PD 3 javë më vonë, iu përgjigj se ndaj kësaj zonje nuk ekziston një dokument i tillë.
Pra a mund të imagjinoni një institucion zyrtar që mashtron dhe shumëzon veten me zero për hir të Irenës me 5 mbiemra apo që lëpin çizmet e Irenës? Është një term i marrë hua nga një roman i hershëm.
Pastaj vjen famozi ILD, edhe ai nuk mund të bënte përjashtim pasi dokumentet kalonin nga njëri tek tjetri.
Por kulmore është kjo, jo se ata zbatuan në mënyrën më të shpifur urdhrat e Edi Ramës gjer në vetasgjësim, por ata nuk japin dokumentet. U kërkohet tani dosja, por nuk e japin. Nuk i japin dosjen palës ankuese. A mund të imagjinohet?
Pra, kjo është gjendja më mjerane, më e turpshme, më asgjësuese e këtyre institucioneve.
Por kjo gjendje dhe kontrolli i plotë dhe total i Edi Ramës ndaj tyre faktohet veçanërisht këto muajt e fundit.







