Ballina Aktualitet Bllokohen 738 kg mish pule në Tiranë, AKU ‘mbyll’ ‘KMY’ për shkelje...

Bllokohen 738 kg mish pule në Tiranë, AKU ‘mbyll’ ‘KMY’ për shkelje të rënda higjieno-sanitare

86
0

Një tjetër rast shqetësues për sigurinë ushqimore është konstatuar në Tirana, ku inspektorët e Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) kanë bllokuar një sasi të konsiderueshme mishi pule pranë një biznesi.

Gjatë kontrolleve në ambientet e biznesit KMY, inspektorët sekuestruan 738 kilogramë fileto dhe gjoks pule, pasi u konstatuan shkelje serioze të kushteve higjieno-sanitare.

Sipas verifikimeve të kryera, mishi i pulës gjatë procesit të ngrirjes dhe shkrirjes ishte vendosur direkt në tokë. Po ashtu, produkti ishte magazinuar pranë një ambienti ku ishte evidentuar prani myku dhe ndryshku, duke ngritur shqetësime të forta për standardet e ruajtjes së ushqimit.

Autoritetet theksojnë se, nëse kjo sasi nuk do të ishte bllokuar në kohë, produkti mund të kishte përfunduar në treg dhe potencialisht në tryezat e konsumatorëve si mish i konsideruar i sigurt.

Pas konstatimit të shkeljeve, AKU Tiranë ka vendosur bllokimin e aktivitetit të biznesit deri në përmbushjen e plotë të kushteve higjieno-sanitare të kërkuara nga ligji.

Ndërkohë, bëhet e ditur se sasia prej 738 kilogramësh fileto dhe gjoks pule e sekuestruar do të asgjësohet.