Ballina Politika Berisha: Gonzato mashtron në mënyrë të turpshme për qëndrimet e PD-së për...

Berisha: Gonzato mashtron në mënyrë të turpshme për qëndrimet e PD-së për integrimin, jam skandalizuar kur i kam mësuar

81
0

Kryetari i opozitës shqiptare Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë tha se, “Gonzato mashtron në mënyrë të turpshme për qëndrimet e PD-së për integrimin, jam skandalizuar kur i kam mësuar”.

Berisha: Së dyti, ky zotëri përpiqet të mjegullojë qëndrimet e PD-së në procesin e integrimit.

E ka bërë dhe vazhdon ta bëjë ai këtë.

Tani unë do t’i them po këtu, forca jonë politike është forca që ka firmosur të gjitha marrëveshjet në procesin e integrimit, ka marrë rekomandimin e statusit të kandidatit që e ka bllokuar Edi Rama me tre ligjet, dhe përveç hapjes së negociatave, çdo marrëveshje tjetër.

Është forcë politike që ka qenë dhe mbetet lokomotivë e procesit të integrimit.

Është forcë politike e cila ka shpallur si interesin më madhor kombëtar të shqiptarëve integrimin në BE.

Por, është forca politike e cila ka qenë shumë e sinqertë me partnerët dhe nuk ka pranuar kurrë të mashtrojë partnerët dhe të mashtrojë shqiptarët.

Forca jonë politike ka qenë dhe mbetet e vendosur për një integrim të bazuar në meritë.

Për të bërë gjithçka që Shqipëria të meritojë, dhe të garantoj se nuk është kurrë pengmarrja kulturë e shqiptarëve siç paraqisni ju AKSHI-n.

Dhe e bën këtë në kohën e komunikimeve me shpejtësi drite.

Gënjeshtra e dytë e madhe e tij në komunitetin ndërkombëtar për PD-në është se axhenda jonë është MAGA.

Axhenda jonë, në qoftë se kishim vendosur të ishte MAGA, ne nuk fshihnim asgjë, axhenda jonë është integrimi i Shqipërisë në BE.

Kjo histori e turpshme mashtrimi filloi me një trillim të padëgjuar ndonjëherë se Donald Trump kur erdhi LaCivita ka ardhur me një cek 9 miliardë dollarë për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE dhe ljo është qarkulluar në nivelet më të larta.

Turp më i madh…

Por ne pavarësisht nga kjo, kemi treguar durim, kemi bërë sqarime, kemi qenë të ndershëm në qëndrimet tona, kemi deklaruar se Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht përveç pozicionit gjeostrategjik të saj dhe u faktua kjo.

Nuk plotëson sepse ne e dinim se ç’po bën Edi Rama.

Edi Rama po ndërton narkoshtetin këtu.

Sigurisht ne kemi marrëdhënie pa diskutim me SHBA dhe ne kemi disa specifika, nuk e mohojmë atë. Kosova nuk do ishte e lirë pa SHBA, askush të mos mendojë se ne e harrojmë këtë. Jo.

Dhe tani për të ndihmuar Edi Rama, shtron prapë çështjen se disa kanë axhendë MAGA-n, nuk kanë axhendë integrimin evropian.

Unë mendoj se i shërben Edi Ramës me këto zotëria juaj dhe unë nuk kam dëshirë në mënyrë absolute as të të përgjigjem, por unë jam skandalizuar kur kam mësuar këto.