Ballina Rajoni Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një i arrestuar

Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një i arrestuar

96
0

Trafikimi i një sasie të konsiderueshme droge u parandalua nga oficerët e Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë të Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve në Igumenicë, duke arrestuar një shtetas grek mëngjesin e sotëm, kundër të cilit u ngrit një dosje penale për trafikim dhe transportim droge.

Konkretisht, lidhur me kronologjinë e rastit, oficerët e policisë lokalizuan në zonën e Sajadhës, pranë kufirit greko-shqiptar, si pjesë e kontrolleve të synuara, një makinë private në pronësi të një kompanie qiradhënieje automjetesh, e drejtuar nga 18 vjecari grek.

Gjatë kontrollit të mëvonshëm të policisë, në ndarjen e bagazheve dhe në sediljet e pasme të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan tre çanta, të cilat përmbanin gjithsej 55 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 60 kg e 565 gramë.

Prej shtatorit, policia greke ka sekuestruar rreth 835 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare si dhe në Janinë, Selanik e Kostur.