Presidenti amerikan Donald Trump reagoi ndaj dorëheqjes së drejtorit të Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, Joe Kent, i cili deklaroi se nuk mund të qëndronte në detyrë pasi nuk mbështeste konfliktin në Iran.
“E lexova deklaratën e tij. Gjithmonë kam menduar se ishte një djalë i mirë, por gjithashtu kam menduar se ishte i dobët në çështjet e sigurisë, shumë i dobët”, tha Trump.
Ai shtoi se nuk kishte njohje të afërt me Kent, por theksoi se largimi i tij ishte i justifikuar.
“Nuk e njihja mirë… Por kur lexova deklaratën e tij, kuptova se është mirë që është larguar, sepse ai tha se Irani nuk përbënte kërcënim”, u shpreh Trump.
Presidenti amerikan këmbënguli se Irani përbënte një rrezik real. “Irani ishte një kërcënim. Çdo vend e kuptonte se çfarë kërcënimi ishte Irani”, shtoi presidenti.







