Ballina Rajoni Ngjarje tragjike/ E pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën...

Ngjarje tragjike/ E pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën alpinisti

105
0

Një 46-vjeçar vdiq tragjikisht pas pickimit nga një bletë teksa bënte alpinizëm, pasi pësoi shok alergjik. Ngjarja ndodhi në Nafplio të Greqisë. Sipas raportimit të medias helene, ndërsa po ngjitej në zonën e Karathona të Nafplio-s, 46-vjeçari u pickua nga një bletë, e cila i shkaktoi një reaksion të rëndë alergjik.

Pavarësisht transferimit të menjëhershëm në spital nga miqtë e tij që ishin me të, mjekët nuk mundën ta shpëtonin, pasi ai pësoi një atak kardiak. Siç u bë e ditur, 46-vjeçari, i cili ishte baba i një vajze, ia kishte kushtuar jetën natyrës dhe shërbimit.

“Si prodhues dhe udhërrëfyes malor, ai themeloi Grupin e Alpinizmit Natyralist të Argolidës. Ai ishte gjithashtu një anëtar aktiv dhe udhëheqës i Ekipit të Shpëtimit të Ermionidës, ndërsa shërbeu si president për dy vjet i Korporatës së Përfitimit Publik për Sportin dhe Mjedisin e Bashkisë së Ermionidës”, informon “Protothema”.