Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, një 14-vjeçare, nxënëse e shkollës “Qemal Mici” në Durrës, është larguar nga shtëpia.
Nëna e vajzës, B. Tusku, deklaron se deri në orën 5 të mëngjesit, kur ka qenë zgjuar për konsumimin e syfyrit, vajza ka qenë në shtëpi. Më pas në orën 6:30, ajo thotë vajza nuk ishte në dhomën e saj.
Nëna ka deklaruar se ka gjetur një letër ku e mitura shkruante: Po largohem, mos më kërkoni.
Të alarmuar, prindërit kanë nisur kërkimet për vajzën. Sipas informacioneve ajo nuk është paraqitur në shkollë mëngjesin e sotëm.
Lidhur me zhdukjen e vajzës së mitur është bërë denoncimi në polici, ndërkohë që prindërit apelojnë që kushdo që ka dijeni ose e ka parë 14-vjeçaren të kontaktojë në numrat e mëposhtëm.
0693367135 / 0695523151







