Senegali fitoi Kupën e Afrikës pasi mundi Marokun 1-0 në finale, por Konfederata e Futbollit Afrikan i dhuroi pas dy muajsh titullin marokenëve, me motivin se lojtarët e Senegalit dolën nga fusha në shenjë proteste kur kundërshtarit iu dha një penallti në kohën shtesë.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Senegalit, Abdoulaye Sow ka bërë me dije se asgjë nuk do mbetet me kaq dhe se trofeu nuk do largohet nga vendi.
“Konfederata Afrikane është e kalbur dhe reagimet nga e gjithë bota pas këtij vendimi konfirmojnë zemërimin absolut. Presidenti i federatës sonë po flet me të gjithë ata që janë të përfshirë. Beteja nuk ka mbaruar ende. Dua t’i siguroj të gjithë tifozët se Senegali ka të drejtë dhe e ka fitoren në anën e tij. Trofeu nuk do të largohet nga vendi”, tha Sow.







