Ballina Aktualitet Dyshohet se pësoi trombozë, ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir...

Dyshohet se pësoi trombozë, ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

110
0

Gazetari dhe publicisti i njohur Namir Lapardhaja ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare në Gjermani.

Burime bëjnë me dije se shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë tromboza.

Vetëm pak ditë më parë, më 5 mars, ai festoi ditëlindjen e tij.

Lapardhaja ishte një qytetar i angazhuar, publicist dhe kritik letrar, i cili shquhej për analizat e opinionet në media.